Zbardhja e dhëmbëve

ZBARDHJA E DHËMBËVE

Shumë njerëz krahasojnë zbardhjen profesionale të dhëmbëve me yjet e filmit apo nuset – por në realitet, paraqet procedurën më të popullarizuar në stomatologjinë estetike. Dhëmbët e pigmentuar apo të diskoloruar janë të zakonshëm tek njerëzit e moshave të ndryshme, dhe kjo vjen si pasojë nga shkaktarët e ndryshëm, siç janë: Kafeja, duhani, çaji dhe disa lloje të medikamenteve. Disa nga personat me dhëmbë të pigmentuar kanë tendencë për brushim të furishëm të dhëmbëve. Kjo mund ta largojë smaltin nga sipërfaqja e jashtme e dhëmbit, duke shkaktuar diskolorim të mëtutjeshëm dhe probleme serioze dentale. Disa persona përdorin sete të ndryshme për zbardhjen e dhëmbëve, por ato sete nuk e kanë fuqinë e deklaruar në udhëzimet e tyre dhe efektin e përhershëm në krahasim me procedurat profesionale për zbardhjen e dhëmbëve. Çelësi i buzëqeshjes së bardhë, të shkëlqyeshme dhe jetëgjatë është kryerja e zbardhjes së dhëmbëve nga ana e dentistit para se të bëhet diskolorimi i theksuar i tyre. Ju sigurojmë se në Klinikën Gjermane të Dhëmbit do të ofrohet këshillimi solid, trajtimi profesional dhe buzëqeshja e cila do të krijojë ndryshimin!