Udhëzues Për Prindërit: Kujdesi Dentar Te Fëmijët

25/01/2016

kujdesi dentar te femijetDhëmbët e fëmijës tuaj janë shumë të rëndësishme. Inkurajimi i higjenës orale nga mosha e herëshme ju ndihmonë fëmijëve tuaj të kenë shëndet të mirë dentar për tër jetën.
Është shumë e rëndësishme që ju të kujdeseni për dhëmbët e tyre dhe pastaj t’i informoni për rëndësin e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për vetën.
Sipas Dentistëve të Klinikës Gjermane vetëm për shkak se dhëmbët e fëmijës janë të qumështit dhe nuk janë të përhershem nuk do të thotë se nuk janë të rëndësishme. Përkundrazi ju duhet të krijoni zakone të shëndetshme për të shmangur prishjen e dhëmbëve të fëmijëve duke ndjekur këto udhëzime.

 Nga lindja deri në 6 muaj:

-Dhëmbët e parë të foshnjës janë duke u formuar nën mishrat dhe janë pothuajse gati të dalin në gojë.
-Pastroni mishrat e foshnjës me një pecet të lagur çdo ditë.
-Fshini gojën më një pecetë të lagur pasi që e ushqeni me gji.
-Asnjëherë mos ia ëmbëlsoni biberonin me sheqer apo mjaltë.

Nga 7 deri deri në 12 muaj:

-Dhëmbët e parë dhe prerës zakonisht fillojn të dalin në gojë dhe janë të përhershëm.
-Vazhdoni t’i pastroni mishrat me një pecet edhe nëse dhëmbët kanë filluar të dalin.
-Mos e vëni fëmijën tuaj në shtrat duke i dhënë lëngje të ndryshme, sepse në këtë mënyrë shkaktoni prishjen e dhëmbëve nga sasia e sheqernave që ato përmbajnë.
-Filloni të përdorni brush të vogël dhe të butë për fëmijë po sa t’i dalin dhëmbët, por mos përdorni asgjë që përmban fluor.

13-24 muaj:

-Dhëmbët e parë kanë filluar të dalin dhe të shkaktojnë parehati .
-Ju mund të filloni përdorimin e Pastës me Fluor por duhet të siguroheni që fëmija juaj e nxjerrë atë jashtë dhe nuk e gëlltit.
-Përdorni një brushë dhëmbësh shumë të butë.
-Sasia e pastës së dhëmbëve duhet të jetë më e vogël se sa për të rritur.
-Shpërlani vetëm me ujë të pastër.
-Dhëmbët duhet të ia pastroni të paktën dy herë në ditë.

2-7 vjeç:

-Nga 5 vjeç, rrënjët e dhëmbët e parë të fëmijëve fillojnë të shpërndahet për të ju bërë vend dhëmbëve të përhershëm.
-Në këtë moshë ju mund ta lejoni fëmijën tuaj të pastroj dhëmbët, por ju ende duhet të kujdeseni se po e bëjnë siç duhet.
-Mos harroni të pastroni dhëmbët e fëmijës me pe kur ata i prekin.
-Pastrimi me pe e bënë më të lehtë heqjen e ushqimt dhe mbeturinave në mes dhëmbëve.
-Pasi fëmija juaj pastron dhëmbët para gjumit, mos i jipni asgjë tjetër për të ngrënë ose pirë, përveç ujit të thjeshtë.
-Ndërroni brushën e dhëmbëve në çdo 3 muaj.
-Një brush dhëmbësh rrotulluese/elektrike mund t’i inkurajojë fëmijët tuaj që t’i pastrojnë.
-Është e rëndësishme që fëmija juaj të vizitojë dentistin dy herë në vit për kontroll dhe pastrim.
-Ushqeni fëmijët me gjëra të shëndetshme, që kanë pak sheqer. Një dietë me më pak sheqer zvogëlon mundësinë e dëmtimit të dhëmbëve.

8-12 vjeç:

-Dhëmbët e përhershëm fillojnë të lëvizin në vendin e tyre ndërsa dhëmbët e qumështit fillojnë të bien.
-Nëse fëmija juaj pastron dhëmbët vetëm, kontrolloni se a i ka pastruar mirë.
-Kërkoni që t’i pastroj edhe me pe.
-Fëmija juaj mund të fillojë pastrimin me pe prej moshës 9 vjeqare.
-Mësoni praktiken e mirë orale duke e vizituar dentistin dy herë në vit për kontroll dhe pastrim profesional.
-Flisni me fëmijën tuaj për pasojat e mos kujdesit të higjienës orale – dhëmbët me njolla, fryma e keqe, dhe prishjen e dhëmbëve.
-Ofroni ushqim të shëndetshem: të tilla si fruta dhe perime të freskëta.
-Shmangëni gjërat me shumë sheqer.

13-15 vjeç:

-Dhëmbët e përhershëm bien në vend. Dhëmbët e pjekurise fillojnë të dalin në gojë.
-Vendosni shembull të mirë duke praktikuar higjienë orale dhe duke vizituar dentistin tuaj dy herë në vit.
-Bisedoni me adoleshentët tuaj për pasojat e higjienës orale – njolla dhëmbëve, fryma e keqe dhe sëmundje e mishit të dhëmbëve.
-Bleni furnizime që të mirëmbani shëndetin oral dhe fëmija juaj t’i ketë në dizpozicion për t’i përdorur.
-Informoni adoleshentët me informata rreth pasojave të pirjes së duhanit.

Posted in Dentisti, Këshilla by admin | Tags: , ,