Dhimbja e dhëmbit

12/10/2015

  dhimbja e dhëmbit Dhimbja e dhëmbit shpesh mund të shkaktohet nga irritimi i nervit të dhëmbit, por ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë të shumtë që ndikojnë në dhimbje. Infeksionet dentare, prishja e dhëmbëve, pllakëzat bakteriale, dëmtimet e dhëmbit, kurorat apo mbushjet e bëra dobët. Ka raste të ndryshme kur dhimbja e zhvilluar jashtë nga dhëmbët të ndikojë në gojën tuaj dhe të japë përshtypjen sikur keni dhimbje dhëmbi. Kjo shpesh ndodhë kur keni problem me nofullat, veshtë, sinuset dhe/apo muskujt. Herë pas here, problemet e zemrës mund të japin gjithashtu ndjesinë e dhimbjes së dhëmbit.

Shkaktarët e dhimbjes së dhëmbit

Dhimbja e dhëmbit dhe e nofullave janë ankesa të përbashkëta. Nuk është e pazakontë që njëra të ndjejë dhimbje të butë nga presioni dhe ekspozimi i dhëmbit ndaj të nxehtit apo të ftohtit. Megjithatë, në qoftëse dhimbja është e rëndë dhe vazhdon për më shumë se 15 sekonda pas presionit apo ekspozimit ndaj temperaturës, atëherë ky mund të jetë një indikator për një problem më serioz. Nëse ka inflamacion të rëndë të dhëmbit, dhimbja mund të kalojë në faqe, vesh ose nofulla. Shenjat dhe simptomat që mund të