Çfarë janë protezat?

20/11/2015

  protezat2png Protezat janë zëvendësim për dhëmbët e humbur që mund të vendosen dhe të hiqen nga goja juaj. Edhe pse protezat marrin pak kohë derisa të mësoheni t’i bartni ato, dhe asnjëherë nuk do të ndjehen si dhëmbët tuaj natyral, protezat në kohën e sotme duken shumë natyrale dhe më të rehatshme se kurrë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të protezave: të plota dhe të pjesshme. Dentisti juaj do të j’u ndihmojë të zgjedhni llojin e protezave që është më e mira për ju, bazuar në atë nëse disa apo të gjithë dhëmbët tuaj do të zëvendësohen si dhe çmimin që përfshinë.

Si punojnë protezat?

Me proteza të plota, një bazë mishi e bërë me akrilik vendoset rreth mishit tuaj. Baza e pjesës së epërme të protezave mbulon kulmin e gojës tuaj, ndërsa ajo e protezave të ulta është e gdhendur si një këpucë kali për të akomoduar gjuhën tuaj. Protezat janë të bëra në një laborator dental nga mostrat e marra në gojën tuaj. Dentisti juaj do të përcaktojë cila nga tri llojet e protezave të përshkruara më poshtë do të jetë më e mira p

Posted in Dhëmbët by KlinikaG | Tags: