Zbardhja e dhëmbëve

11/10/2015

zbardhja e dhëmbëve Çdo ditë e më shumë njerëzit paguajnë para për dhëmbë shkëlqyes dhe më të bardhë. Por a funksionon dhe a është e sigurt zbardhja e dhëmbëve? Këtu mund ti gjeni përgjigjet e pyetjeve të zakonshme që pacientët mund ti kenë.

Çka është zbardhja e dhëmbëve?

Zbardhja e dhëmbëve përfshinë zbardhimin e dhëmbëve tuaj që ata të jenë më të shëndritshëm. Zbardhimi I dhëmbëve nuk do t’u japë atyre një zbardhje briliante, por mund të ndryshojë ngjyrën tuaj të tanishme në shumë nuanca më të bardha.

Kush mund të bëjë zbardhjen e dhëmbëve?

Zbardhja e dhëmbëve është lloj I stomatologjisë që duhet të bëhet vetëm nga ana e dentistit apo ndonjë specialisti tjetër të stomatologjisë, siç është specialisti I higjienës apo terapeuti dental, me rekomandim të dentistit. Disa sallone të bukurisë ofrojnë zbardhje të dhëmbëve, por është ilegale nësë asnjë dentist profesionit nuk është prezent, gjë që mund të krijojë rreziqe për shëndetin tuaj oral.

Çfarë ndodhë gjatë zbardhjes së dhëmbëve tek dentist?

Nëse dëshironi të bëni zbardhje të dhëmbëve duhet të kryeni vizita sistematike tek