Si të zbardhim dhëmbët në mënyrë natyrale?

20/01/2016

zbardhja e dhembeve

Është e rëndësishme që t’i pastrojmë dhëmbët pas ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës. Dhëmbët e pigmentuar apo të diskoloruar janë të zakonshëm tek njerëzit e moshave të ndryshme, dhe kjo vjen si pasojë nga shkaktarët e ndryshëm, siç janë: Kafeja, duhani, çaji dhe disa lloje të medikamenteve. Por, a e keni ditur se edhe veshjet, bizhuteritë dhe ngjyra e trupit tuaj janë ato që theksojnë dhëmbët tuaj.

Në këtë artikull kemi përmbledhur disa këshilla se si të theksoni dhëmbët tuaj të bardhë:

Zgjidh ngjyrën e duhur të buzëkuqit.

buzekuq

A e keni ditur se disa ngjyra të buzëkuqit ju ndihmojnë që dhëmbët tuaj të duken edhe më të bardhë (apo më të errtë)?

Nëse i keni dhëmbët në të hirtë, largohu nga ngjyra e kuqe dhe zgjidh ndonjë ngjyrë më të ftohtë.

Ndrysho ngjyrën e trupit.

ngjyra

Rrezitja, trupi me ngjyrë të artë është një rrugë e gjatë që bënë sytë dhe dhëmbët të theksohen. Largoju plazhit dhe solariumeve dhe dhuroja lëkurës tënde një dukje më të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme me krem të rrezitjes natyrale. Në këtë rast më shumë është e preferuar të keni lëkurën e trupit ngjyrë bronzi.

Zbardhni dhëmbët duke përtypur.

ushqim

Disa ushqime sikur sosi kuq, kërri, etj, njollosin smaltin e dhëmbëve tuaj. Disa ushqime të tjera sikur molla, karrota, spinaqi dhe brokoli zakonisht funksionojnë për të larguar njollat në dhëmbë.

Zgjidhni bizhuteri të duhura.

jewelrz

A ju nevojitet edhe një arsye tjetër që të vendosni më shumë shkëlqim në veshjen tuaj?  Pordorimi i bizhuterive të argjendit dhe diamanteve (edhe ato që nuk janë origjinal) ndihmonë të theksojë dhëmbët tuaj të bardhë. Ndërsa, duhet të „rrini larg nga bizhuteritë me ngjyrë të artë“.

Veshuni që të pëlqeheni.

 bluze krem

Një bluzë që është shumë e bardhë mund t’i bëj dhëmbët e tua që mos të theksohen shumë, por zgjedh ndonjë bluzë e cila është jo shumë e bardhë ose ngjyrë krem. Redukimi i kontrastit mund të ju jap rezultate që ju të keni një buzëqeshje të bukur me dhëmbët tuaj të bardhë.

Pini nga shkopinjt.

 coca cola _

Vera e kuqe, lëngu i boronicës apo ndonjë pigment tjetër, janë lëngje që depërtojnë në smalt dhe pihen më lehtë nga shkopinjtë. Edhe pse më e preferuar është që të pastroni dhëmbët menjëherë pas pirjes.

Pastroni dhëmbët me penjë dentar.

 floss

Të pastroni mirë në mes të dhëmbëve është ndonjëherë e vështirë me brushë. Provoni të pastroni dhëmbët me pe, në këtë mënyrë jo vetëm që pastrohen por do të duken edhe më të bardhë dhe do të keni një buzëqeshje të shkëlqyeshme.

Përdorni pastë për zbardhjen e dhëmbëve.

 colodont

Pastat për zbardhjen e dhëmbëve  premtojnë se do i bëjnë dhëmbët tuaj të shkëlqejnë, por e vërteta është se vetë pasta nuk mund të t’i zbardhë, por më shumë do të ndihmojë të largohen njollat se sa të ndryshojë ngjyrën e dhëmbëve të juaj.

Disa nga personat me dhëmbë të pigmentuar kanë tendencë për brushim të furishëm të dhëmbëve. Kjo mund ta largojë smaltin nga sipërfaqja e jashtme e dhëmbit, duke shkaktuar diskolorim të mëtutjeshëm dhe probleme serioze dentale.

Disa persona përdorin sete të ndryshme për zbardhjen e dhëmbëve, por ato sete nuk e kanë fuqinë e deklaruar në udhëzimet e tyre dhe efektin e përhershëm në krahasim me procedurat profesionale për zbardhjen e dhëmbëve. Prandaj ju sygjerojmë të vizitoni kliniken tonë.

Klinika Gjermane e Dhëmbit do të ju ofroj këshillim solid, trajtim profesional dhe buzëqeshje e cila do të krijojë ndryshimin!