Si të bëni një pastë dhëmbësh me glicerinë në shtëpi?

28/12/2015
toothpastePasta e bërë në shtëpi mund të paraqesë një sërë avantazhesh të ndryshme nga pasta industriale, më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të bërë një pastë të tillë dhe do të ju duhen vetë pakë minuta.
Çfarë ju duhet:
· Sodë të bukës
· Kripë
· Glicerinë
· Esencë vajore e mentës ose kanelle
· Gotë të plastikës

Glicerina – e cila e mbështjellë smaltin dhe në këtë mënyrë pengon përthithjen e mineraleve të rëndësishme siç është kalciumi.
Soda e bukës ka veti anti acidike duke i mbrojtur dhëmbët tuaj nga invazioni acidik, por gjithashtu ka edhe veti antibakteriale dhe parandalon formimin e pllakës. Poashtu ëshë edhe pastrues dhe zbardhues i dhëmbëve.
Kripa shërben si abraziv që largon mbeturinat ushqimor.
1. Merrni një lugë çaji me kripë dhe thërrmojeni sa më të hollë që të mundeni më një shtyëpse.
2. Përzijeni një pjesë me kripë dhe gjashtë lugë të mesëm sodë të bukës në një gotë të plastikës.
3. Shtoni disa pika esence vajore të mentës ose të një arome tjetër që preferoni si për shembull kanelle.
4. Pastaj shtoni glicerinë nga pak gjatë kohës kur jeni duke e përzier, në mënyrë të ketë konsistencë e pastës.
5. Më pas hidheni këtë pastë në një tubet që mund të shtrydhet të cilën mund ta gjeni në çdo farmaci.
Këshilla dhe Kujdes!
– Nëse keni problem me dhëmbët ose me mishrat e dhëmbëve ju mund të konsultoheni me njërin nga dentistët tonë rreth përdorimit të kësaj paste të bërë vetë. http://www.klinika-gjermane.de/
Posted in Dentisti, Dhëmbët, Këshilla by admin