Rëndësia e vizitës së rregullt te Dentisti

11/02/2016

Rëndësia e vizitës së rregulltë te Dentisti?

Sigurisht shpesh keni menduar pse dentistët ju rekomandojnë t’i vizitoni çdo gjashtë muaj? Kjo rekomandohet për shkak se vizitat e rregullta dentare janë thelbësore për të pasur dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm. Dhe në mes të këtyre ekzaminimeve, është e rëndësishme që edhe ju të kujdeseni për të mirëmbajtur higjienën dentare. Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë, dentisti mund të ju sugjerojë vizita më të shpeshta.

Çfarë ndodh gjatë vizitave të shpeshta?

Kontrollimi i dhëmbëve është pjesë e ekzaminimit dentar. Gjatë kontrollës vlerësohet shëndeti i mishit të dhëmbëve, bëhet një ekzaminim nga koka në qafë (për të shikuar nëse çdo gjë është në rregull) ekzaminohet goja për ndonjë tumor, diabet ose mangësi të vitaminave. Dentisti ose higjienisti dentar do të pastrojë dhëmbët tuaj dhe të theksojë rëndësinë e të mbajturit higjienë të mirë orale në shtëpi edhe në mes të vizitave.

Shumë dentistë do të ju kushtojnë vëmendje të veçantë pllakzave dhe gurit. Kjo është sepse pllakazat dhe guri mund të ndërtohen në një kohë shumë të shkurtër nëse nuk është praktikuar higjiena e mirë edhe në shtëpi. Gjithashtu ushqimi, pijet dhe duhani mund të njollosin dhëmbët tuaj. Nëse nuk largohen pllakëzat ato forcohen në dhëmbë dhe mund t’a irritojnë pëlhurën e mishit. Nëse nuk trajtohen shkaktohet sëmundja e mishit të dhëmbëve.

Këtu janë disa pjesë të rutinës së kontrollave dentare.

Dentisti juaj do të bëj kontrollë të dhëmbëve dhe mishrave duke bërë:

· Ekzaminimin e mishit të dhëmbëve,
· Kërkuar ndonjë shenjë të sëmundjes së mishit të dhëmbëve,
· Kontrolluar dhëmbët që lëvizin,
· Shikuar pëlhurat brenda gojës,
· Ekzaminimin e gjuhës,
· Kontrolluar kafshimin,
· Kërkuar ndonjë dëshmi vizuale e prishjes së dhëmbëve,
· Kërkuar për ndonjë dhëmbë të prishur apo karies,
· Kërkuar ndonjë mbushje të dëmtuar,
· Kërkuar për ndonjë ndryshim në mishin që mbulojnë dhëmbët,
· Vlerësimin e çdo aplikimi dentar që ju keni,
· Kontrollimin e kontaktit në mes të dhëmbëve,
· Marrje radiografike.

Pastrimi dentar

Gjatë vizitës dentare, dentisti do të pastrojë gojën tuaj në mënyrë profesionale duke përdorur këto metoda:

· Kontrollimin e pastërtisë së dhëmbëve dhe mishrave,
· Largimin e pllakazave, gurit,
· Lustrimin e dhëmbëve tuaj,
· Pastrimin me pe në mes të dhëmbëve,
· Rishikimi dhe rekomandimi i teknikave të pastrimit me burshë dhe pastrimit me pe.

Pasiqë ekzaminimi dhe pastrimi të kenë përfunduar, dentisti do të ju informojë për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave tuaj dhe pastaj do të bëjn rekomandime. Është e rëndësishme që ju të vizitoni dentistin çdo 6 muaj dhe ata do të ju performojnë një rutinë të ekzaminimit dhe pastrimit të dhëmbëve.

Mbani në mend: Duke vizituar dentistin në mënyrë të rregullt dhe duke përcjellur dhe praktikuar çdo ditë higjienën në shtëpi, ju sigurisht që do të keni dhëmbë të shëndetshëm.

Posted in Dentisti by admin | Tags: , , ,