Pse uji është miku juaj më i mirë?

23/11/2015

 

uji.2jpg

Është pa ngjyrë, pa shije dhe nuk ka fjalë për të treguar se sa i mrekullueshëm është: Po flasim për ujin. Çdo verë (dhe me të vërtetë çdo kohë të vitit), është miku juaj më i mië. Këtu i kemi sjellur disa nga gjërat e mrekullueshme që uji bën për ju:

Uji ju mbanë të freskët. Pijeni, spërkatuni me të, derdhni ujë në veten tuaj, gjuajuni në të – nuk ka ndonjë mënyrë të keqe për ta përdorur ujin për freskim dhe ftohje. Uji i ndihmon lëkurës tuaj të duket shumë mirë. Kur jeni të dehidratuar, lëkura juaj mund të jetë më e prirur ndaj rrudhosjes dhe plasaritjes. Uji ndihmon në parandalimin e erës së keqe. Është e vërtetë – një nga arsyet më të zakonshme që e shkaktojnë frymëmarrjen me erë të keqe është dehidrimi. Kur nuk ka pështymë të mjaftueshme në gojën tuaj, bakteriet shfaqen gjë që qon në erë të keqe.

Uji nuk përmbanë kalori! Keni nevojë për pak rifreskim? Sidoqë e pini, të thjeshtë, mineral apo me akull, uji e largon etjen tuaj pa ju dhënë ndonjë kalori shtesë. Uji mund të j’u ndihmojë të pastroni dhëmbët tuaj. Në mes pastrimeve me brushë, uji është një nga mjetet dentale më të përdorura që mund t’a përdorni, ngase i largon ushqimet dhe lëngjet e mbetura që mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Nuk është një zëvendësim për brushën dhe perin, por definitivisht mund të j’u ndihmojë shumë.

Posted in Këshilla by KlinikaG | Tags: ,