Protetika

PROTETIKA

Mungesa e një ose më shumë dhëmbëve mund të zëvendësohet me anë të urave, protezave totale, parciale dhe me implante. Zëvendësimi i një ose më tepër dhëmbëve, mund të bëhet me anë të urave. Kur në gojë ka mungesë të shumë dhëmbëve dhe kur nuk mundemi të vendosim ura, atëherë përdorim proteza të lëvizshme parciale të cilat hiqen dhe vihen edhe nga vetë pacienti. Këto proteza kapen tek dhëmbët ekzistues me anë të telave ose me anë të sistemeve mbajtëse pa tela (ataçment). Kur në gojë nuk ka asnjë dhëmb atëherë përdoren protezat totale.  

 

Në klinkën tonë ofrohen këto shërbime protetike:

 

  • Largimi i kurorës së vjetër (prerja e punimit protetik)
  • Splinti
  • Kurora nga metal porcelani
  • Kurora nga metal porcelani prej Titaniumi
  • Kurora nga metal porcelani pa Nikel (Nickel-free)
  • Kurora nga Zirkoniumi
  • Kurora e përkohshme
  • Cementimi i kurorës së rënë
  • Kurora teleskopike
  • Rindërtimi nga metali
  • Rindërtimi nga zirkoniumi
  • Proteza e përkohshme provizore
  • Proteza totale/parciale/subtotale pllakore me dhëmbë të rezinës
  • Proteza totale/parciale/subtotale pllakore me dhëmbë të porcelanit
  • Proteza minimale
  • Rrjeta metalike në protezë (njëra nofull)
  • Proteza e skeletuar me kroshe (tela)
  • Proteza e skeletuar me 2 ataçmen
  • Proteza e skeletuar me 3 ataçmen
  • Proteza mbuluese
  • Reparatura e protezës (ngjitja e protezës)
  • Reparatura e protezës me shtimin e dhëmbit
  • Reparatura e protezës me shtimin e kroshesë
  • Ribazimi i protezës
  • Dalbo sistemi për një dhëmb