Procesi i zbardhjes së dhëmbëve

19/02/2016

zbardhja e dhembeve (2)

Qoftë në formë seancash të shkurtra apo trajtim të zgjatur zbardhja e dhëmbëvë në klinikën tonë dentare funksionon shumë mirë. Fizikisht çdo person i cili aplikon për trajtime zbardhimi sheh rezultate qoftë të moderuara a rrënjësore në përmirësimin e bardhësisë dhe dhëmbë më të shëndritshëm.

Si rrjedh procesi i zbardhjes së dhëmbëve?

Hapi i parë është që të siguroheni që pritjet të jenë realiste.

Është e rëndësishme që të mos prisni një buzëqeshje të shkëlqyer të yjeve sepse mund të kenë vendosur kurora ose duhet të dini që peroksidi reagon ndryshe në dhembë të ndryshëm.

Gjithsesi ju mund të prisni rezultate të shpejta të zbardhjes nëse zgjidhni një trajtim në klinikën tonë. Këto procedura konsiderohen shumë të sigurta, ndodhë që mishi i dhëmbëve të jetë sensitiv pas përfundimit të procedurës së zbardhjes dhe nuk është e jo e zakonshme që ngjyra të “largohet” pas një kohe prandaj kërkon mirëmbajtje dhe kujdes dhe herë pas here, duhet të përdroni edhe produkte në shtëpi në mënyre që të keni rezultatin e trajtimit të realizuar për kohë më të gjatë.

Kur bëni procedurën e zbardhjes në klinikë, dentisët tonë do të vendosin zgjedhjen e zbardhjes të drejtpërdrejt në dhëmbët tuaj dhe ka mundësi të përdorin laser ose ndonjë pajisje tjetër të specializuar për të shpejtësuar procedurën e zbardhjes. Ju mund të prisni rezultate vërtetë të mira edhe pas një trajtimi, por ju mund të bëni më shumë se një trajtim për të pasur efektin që ju kërkoni.

Sa kohë mund të zgjatë efketi i zbardhjes?

Kjo varet nga kujdesi juaj. Nëse konsumoni duhan, ose pini shumë kafe ose qaj, këto mund të dëmtojnë zbardhjen dhe ju do keni nevojë për një procedurë tjetër pas një kohe.

Nëse nuk e dini si duhet të përdorni mjetet ndihmëse për t’u kujdesur për higjienën orale (furçë interdentale, pe për dhëmbë, kaseta interdentale, pastrues për gjuhën dhe antiplak gargarë për shpërlarjen e gojës) stafi ynë do t’ju trajnojë me kënaqësi.

Shfrytëzoni ofertën speciale për zbardhim të dhëmbëve në klinikën tonë që kushton vetëm 59€. Oferta vlen deri më datën 29.02.2016.

Caktoni një termin në uebfaqen tonë, rrjetet sociale apo përmes telefonit. Stafi i aftë, profesional me nivel të lartë , me teknologjinë më moderne, duke e vlerësuar kohën tuaj, do të zgjidhë problemet tuaja në terminët e caktuara duke ju ofruar buzëqeshje të bardhë dhe të shëndetshme.