Plani Juaj i Kujdesit të Shëndetit Oral

18/09/2015

ShendetiOral

Shëndeti I mirë oral përfshinë më shumë se vetëm pastrimin me brushë. Që të mbani dhëmbët dhe gojën tuaj të shëndetshme për të gjithë jetën, egzistojnë disa hapa që duhet ti ndiqni. Në këtë artikull do të gjeni ato që duhet ti konsideroni të rëndësishme dhe ti vëni në praktikë në jetën tuaj:

1. Kuptoni nevojat e shëndetit tuaj oral
Flisni me dentistin tuaj, ndonjë specialist tjetër të shëndetit oral apo specialist të higjienës për çfarëdo gjëje të veçantë në gojën tuaj, dhë për mënyrat në të cilat gjendja juaj mjeksore/shëndetsore mund të ndikojë në dhëmbët dhe shëndetin tuaj oral. Për shembull, trajtimet e kancerit, shtatëzania, sëmundjet e zemrës, diabeti, aplikimet dentare (protezat), të gjitha këto mund të ndikojnë në shëndetin tuaj oral dhe mund të kërkojnë një ndryshim në kujdesin e gojës apo dhëmbëve tuaj. Sigurohuni ti tregoni dentistit tuaj nëse keni vërejtur ndonjë ndryshim në shëndetin tuaj në përgjithësi apo në çfarëdo medikamenti që jeni duke përdorur që nga vizita juaj e fundit te dentist.

2. Zhvillojeni, pastaj ndiqeni, një rutinë ditore të shëndetit oral
Bazuar në bisedën me dentistin tuaj rreth kushteve të shëndetit tuaj, zhvilloni një rutinë të shëndetit oral që është e lehtë për tu mbajtur në baza ditore. Për shembull, njerëzit me gjendje të caktuara përfshirë diabetin apo shtatëzaninë, mund të kërkojnë instruksione shtesë dhe mbase edhe trajtime të tjera që të mbajnë gojën e tyre të shëndetshme. Sigurohuni që e keni kuptuar mirë kujdesin/trajtimin shtesë që ju duhet, zotohuni për detyra shtesë, dhe punoni me to në rutinën tuaj ditore të shëndetit oral.

3. Përdorni fluorur
Fëmijët dhe të rriturit përfitojnë nga përdorimi I fluorurit. Fluoruri forcon zhvillimin e dhëmbëve tek fëmijët dhe parandalon prishjen e dhëmbit si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Pastat e dhëmbëve dhe shpëlarësit e gojës përmbajnë fluorur. Niveli I fluorurit në shishet e mbyllura me tapë mund të mos jetë I lartë pa plotësues, në mënyrë që të parandalojë prishjen e dhëmbit. Kontaktoni njësitin e ujësjellësit për të kuptuar nivelin e fluorurit në rajonin tuaj. Flisni me dentistin tuaj për nevojat tuaja për fluorur. Pyesni nëse plotësuesit e fluorurit apo niveli më I lartë, nëse një recetë fluoruri është e nevojshme për ju.

4. Pastroni dhëmbët me brushë dhe me pe çdo ditë
Pastroni dhëmbët tuaj me brushë të paktën dy herë në ditë (në mëngjes dhe para gjumit) dhe me pe të paktën një herë në ditë. Edhe më mirë, pastroni me brushë pas çdo ushqimi kryesor apo ushqime të tjera të ëmbla/njelmëta. Këto aktivitete largojnë pllakëzat bakteriale, që nëse nuk largohen, kombinohen me sheqerna për të formuar acide që qojnë në prishjen e dhëmbit. Pllakat bakteriale gjithashtu shkaktojnë sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe sëmundjeve tjera peridontale. Shpëlarja antibakteriale e gojës mund të zvoglojë bakteriet që shkaktojnë pllakëzat dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe shpëlarja e gojës me fluorur ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbit.

5. Hani një dietë të balancuar dhe zvogëloni përdorimin e ushqimeve të grimcuara
Hani ushqime të ndryshme, por hani më pak ushqime që përmbajnë sheqerna dhe niseshte (amidon) si për shembull: Biskotat, ëmbëlsirat, sheqerkat, akullore, fruta të thara dhe rrush të thatë, pije të gazuara dhe çipsa. Këto ushqime prodhojnë pjesën më të madhe të acideve në gojë, që e fillojnë procesin e prishjes së dhëmbit. Nëse I përdorni ndonjërën nga ushqimet e përmendura më lartë, pastroni dhëmbët pas kësaj ose përtypni çamçakëz pa sheqer.

6. Nëse përdorni produkte të duhanit, ndërprisni ato
Tymosja e cigares apo përdorimi i produkteve të duhanit me më pak tymosje e rrisin rrezikun nga kanceri oral dhe kanceri I laringut, faringut dhe ezofagut; sëmundjes së mishit të dhëmbëve; frymëmarrje të keqe; ç’ngjyrosje e dhëmbëve; dhe probleme të tjera orale dhe të shëndetit në përgjithësi.

7. Ekzaminoni gojën tuaj vazhdimisht
Bëhuni të afërt me dukjen e gojës dhe dhëmbëve tuaj duke I ekzaminuar rregullisht. Në këtë mënyrë, do të keni mundësi që ti vëreni të gjitha ndryshimet në një fazë më të hershme dhe ti keni zbuluar këto ndryshime nga një dentist. Shihni për zhvillimin e çfarëdo njolle, plage, prerje, ënjtje apo rritje në mishin e dhëmbëve, gjuhën, faqet, Brenda buzëve, dyshemesë dhe kulmit të gojës tuaj. Kontrolloni dhëmbët tuaj për çfarëdo shenje të ndonjë plasaritje, njollosje apo dhimbje. Nëse vëreni ndonjë ndryshim gjatë kafshimit apo keni dhimbje, kontaktoni dentistin tuaj sa më parë që të jetë e mundur. Një testim I gojës është I rëndësishëm për të parë nëse jeni përdoruesi I duhanit, pasiqë jeni në një nivel të rritur të rrezikut nga zhvillimi I kancerit oral.

8. Vizitoni dentistin tuaj rregullisht
Rekomandimi standard për të vizituar dentistin tuaj është dy herë në vit për kontrolla dhe pastrime. Flisni me dentistin tuaj për të kuptuar se cila kohë është më e përshtatshme për ju.
9. Zhvilloni partneritet me dentistin tuaj
Mos u frikësoni të pyesni dentistin tuaj për më shumë informata nëse nuk e kuptoni një procedurë apo trajtim. Duhet të jeni në gjendje të keni një diskutim të lirë me dentistin tuaj. Këto janë disa nga pyetjet që mbase dëshironi ta pyesni atë:

  • Cilat janë opsionet e trajtimit për një gjendje të posaçme dentale?
  • Si ndryshojnë këto opsione në kosto dhe qëndrueshmëri?
  • A e zgjidhin problemin të gjitha opsionet? Cilat janë përfitimet dhe të metat nga secili opsion?
  • Nga trajtimet dentale të rekomanduara, cilat janë absolutisht të nevojshme, cilat janë më pak urgjente, cilat janë jo të detyrueshme dhe cilat janë më shumë kozmetike?
  • Cilat janë pasojat e mos trajtimit?
  • Sa do të kushtojë trajtimi?
  • Kur është afati I pagesës?
  • Çfarë metode të pagesës pranon dentisti juaj?
  • A i keni kuptuar mirë të gjitha tarifat, metodat dhe kohën e pagesës?

Shëndeti oral është shumë I rëndësishëm për shëndetin e trupit të njëriut në përgjithësi. Nëse ende nuk keni një plan konkret për mirëmbajtjen e shëndetit tuaj oral, atëherë filloni nga sot.

Për cdo këshillë apo ndihmë në kuptimin sa më të mirë të këtij plani, na kontaktoni ose na vizitoni direkt në klinikën tonë. Më mirë sot, sesa nesër!

Posted in Këshilla by admin