Për ne

Filozofia e klinikës dhe qasja e saj

47577770_Subscription_XXL (17)Në klinikën tonë dentale në Prishtinë, ne ofrojmë stomatologji të kualitetit të lartë me çmime të arsyeshme dhe transparente. Dentistët tanë kanë kënaqësi që të ju asistojnë. Orarin e punës të klinikës tonë mund ta gjeni në këndin e djathtë të web-faqes. Ndjehuni komod dhe të relaksuar në klinikën tonë të shkëlqyer dhe moderne, si dhe përjetoni shkathtësitë profesionale të dentistëve tanë.

 

 

 

 

Klinika Gjermane e Dhëmbit me krenari garanton rezultate optimale trajtimore nga ana e ekipit me përvojë të gjatë në stomatologji dhe e gjithë kjo “nën një kulm”, në kontekstin e strukturës së centralizuar organizacionale.  Katër vjet garancë për protezat, kurorat dhe urat tuaja. Si pacient i klinikës tonë stomatologjike, merrni garancë katër vjeçare për riparimet e protezave, kurorave dhe urave. Nëse riparimi është i domosdoshëm, ju lutem kontaktoni sa më parë klinikat tona. Kjo garancë është e shënuar në fletë-garancën tuaj, të cilën e merrni bashkë me punimin protetik.

  • Si pacient i Klinikës Gjermane të Dhëmbit ju përfitoni nga niveli i lartë i sigurisë për të dhënat personale dhe çështjet etike.
  • Pa ndonjë detyrim financiar, ju jeni fokusi ynë kryesor. Natyrisht, kjo nënkupton më shumë kohë për trajtim të pacientit, përkujdesje kulmore dhe precize.
  • Ju do ti merrni të gjitha shërbimet “nën një kulm”: Konsultimet falas, profilaksa, stomatologji restorative, trajtimet endodontike, implatologji stomatologjike, protetikë dhe produkte të teknologjisë dentale. Kjo garanton rezultate të shkëlqyeshme.
  • Teknologjia e lartë dhe moderne na lejon trajtime me invazitet minimal dhe të kujdesshëm gjatë vendosjes së implanteve.
  • Ekipi i Klinikës Gjermane të Dhëmbit me kënaqësi ju tregon se jep garancë të plotë për punën e kryer.
Shfrytëzoni rastin me shërbimet tona!
Kursimet
Kualiteti
Garanca
Kujdesi para/pas intervenimeve
Ambienti
Filozofia
Qasja holistike e trajtimit

Qasja jonë ndaj trajtimit fokusohet në përkujdesjen gjithëpërfshirëse të pacientëve tonë, pra ne nuk mbështetemi vetëm në gjendjen e nofullave dhe dhëmbëve gjatë diagnostifikimit tonë, por në organizmin si tërësi. Të gjitha këto veprime do të përshtaten për secilin pacient.

 
Në çdo kohë në shërbimin tuaj