Pedodoncia

PEDODONCIA

Dhëmbët e përkohshëm apo siç quhen ndryshe dhëmbët e qumështit, janë shumë të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Kur dhëmbët e qumështit janë të shëndetshëm, kjo e ndihmon fëmijën të përtypë mirë ushqimin që merr, të flasë mirë dhe po ashtu kanë ndikim pozitiv në psikologjinë e fëmijës. Por, nëse dhëmbët e qumështit janë të prishur dhe nuk mjekohen me kohë, mund të shkaktojnë infeksione në indet përreth dhe ndikojnë negativisht në gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Vizitat e rregullta tek dentisti parandalojnë shumë probleme dentare tek fëmijët.

 

Në klinikën tonë ofrojmë këto shërbime për fëmijë:

 

  • Udhëzime dhe këshilla për higjienën orale të fëmijëve
  • Mbushjen e dhëmbëve të qumështit
  • Ekstraksionin (heqjen) e dhëmbëve të qumështit
  • Vulosjen e dhëmbëve të qumështit (parandalimin e prishjes së dhëmbëve)
  • Fluorizimin e dhëmbëve
  • Drejtimin e dhëmbëve me anë të aparateve ortodontike.