Nëntë Ushqimet Që Dëmtojnë Dhëmbët Tuaj

18/09/2015

UshqimetQeDemtojneDhembet
1. Çfarë hani ka shumë rëndësi!
Edhe pse shumica e sheqerkave mund të duken të padëmshme, ngrënja e tepërt dhe ekspozimi konstant ndaj sheqerit do të jetë shumë I dëmshëm për dhëmbët tuaj. Sheqerkat e forta qojnë dhëmbët tuaj në rrezik pasiqë përveç që mund të jenë të mbushura me sheqer, ato mund të shkaktojnë edhe emergjenca dentale siç janë dhëmbët e thyer apo të grimcuar. Alternativa më e mirë? Hani çamçakëza pa sheqer.

2. Akulli është për freskim, jo të përtypet
Do të ishi mahnitur se sa shumë njerëz mendojnë që akulli është I mirë për dhëmbët e tyre. Është I bërë nga uji, pastaj, nuk përmbanë sheqer apo adetivë të tjerë. Mirëpo, përtypjet e gjërave të forta mund të bëjnë dhëmbët tuaj të lehtë ndaj emergjencave dentale dhe të dëmtojnë emalimin. Këshillë: Largojeni këtë shprehi dhe kënaquni me ujin në formën e tij të lëngshme.

3. Shikoni për sasinë e agrumeve (citrusit) që merrni
E vërteta është që ekspozimi I vazhdueshëm ndaj ushqimeve acidike e shkatërron emalimin, dukë I bërë dhëmbët me kohë më të prekshëm ndaj prishjes. Kështuqë edhe pse një shtrydhje e limonit ose limës mund ta kthej gotën tuaj me ujë në një kënaqësi të vërtetë, nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për gojën tuaj. Lëngjet dhe frutat acidike (citric) mund të irritojnë plagët e gojës. Sigurohuni të pini shumë ujë të thjeshtë.

4. Jo e gjithë kafeja është e mirë për ju
Në formën e tyre natyrale, çaji dhe kafeja mund të jenë zgjedhje të shëndetshme. Fatkeqësisht shumë njerëz nuk mund të rezistojnë tu shtojnë sheqer. Çaji dhe kafeja që përmbajnë kafeinë të shtuar mund gjithashtu të thajnë gojën tuaj. Pirja e vazhdueshme e kafesë dhe çajit gjithashtu mund të njollosë dhëmbët tuaj. Nëse I konsumoni, sigurohuni të pini shumë ujë dhe provoni ti mbani shtesat e sheqerit apo kafeinës në minimumin e tyre.

5. Ushqimet ngjitëse janë ankthi më I keq I gojës tuaj
Kur vendosim të marrim ushqime të shëndetshme, shumë njerëz vendosin fruta të thata në majë të listës. Por shumica e frutave të thata janë ngjitëse (që ngjiten në dhëmbët tuaj). Ushqimet ngjitëse qëndrojnë më gjatë në dhëmbët tuaj sesa ushqimet e tjera. Nëse e gjeni veten duke ngrënë fruta të thata, sigurohuni që pastaj të shpëlani gojën me ujë dhe të pastroni dhëmbët me brushë dhe me pe në mënyrë të kujdesshme.

6. Jini të vëmendshëm ndaj gjërave që janë “kërcëlluese”
Kush nuk e pëlqen një çips kërcitës të mirë? Fatkeqësisht çipsat janë të mbushur me niseshte (amidon), që tenton të bllokohet në dhëmbët tuaj. Nëse keni vendosur të shkoni pas këtyre ushqimeve, merrni kujdes të shtuar kur të pastroni dhëmbët me pe atë ditë, që të largoni të gjitha mbetjet e ushqimit që mund të qojnë në krijimin e pllakëzave bakteriale.

7. Shkëmbeni pijet e gazuara me ujë
Kur hani ushqime me sheqer apo pini pije me sheqer për një kohë të gjatë, bakteriet përdorin atë sasi të sheqerit për të prodhuar acid që e sulmon emalimin tuaj, pjesën e fortë të sipërfaqes tuaj të dhëmbit. Shumica e pijeve të karbonizuara, përfshirë edhe pijet dietike, janë me acid dhe të dëmshme për dhëmbët tuaj. Pijet me kafeinë të shtuar siç është Coca Cola gjithashtu mund të thajnë gojën tuaj. Nëse konsumoni pije të gazuara, provoni të pini një gotë ujë në të njejtën kohë.

8. Zvogëloni konsumimin e alkoholit
Alkoholi shkakton dehidratimin dhe tharjen e gojës. Njerëzit që pijnë jashtë mase mund ta kuptojnë se sasia e pështymës që prodhojnë do të reduktohet me kohë, gjë që qon në prishjen e dhëmbit dhe infeksioneve të tjera orale siç është sëmundja e mishit të dhëmbëve. Përdorimi I madh I alkoholit mund të rrisë gjithashtu edhe rrezikun tuaj nga kanceri I gojës.

9. Keni kujdes nga pijet sportive
Ato duken të shëndetshme, por sheqeri është një nga përbërësit kryesor I shumicës së pijeve sportive dhe pijeve energjike. Pijet sportive mund të jenë të dobishme për atletët e rinjë që janë të angazhuar në aktivitete fizike të gjata dhe të forta, por në shumicën e rasteve janë të panevojshme. Para se ta merni gëllënjkën e radhës, kontrolloni ambalazhin që të siguroheni se pija që keni zgjedhur ka nivel të ultë të sheqerit ose pini ujë.

Posted in Dhëmbët, Këshilla by admin