Kozmetika Dentare në Klinikën Gjermane të Dhëmbit.

08/02/2016

 

Kozmetika Dentare në Klinikën Gjermane të Dhëmbit.

Buzëqeshja e bukur ju bënë të ndiheni mirë në shoqëri dhe ju jep një pamje të bukur. Studimet tregojnë se buzëqeshja është një tipar fizik nga e cila shumica e njerëzve fitojnë përshtypjet e para.

Klinika Gjermane ofron shërbime të ndryshme që mundëson të keni një buzëqeshje që mbetet në mendjen e secilit. Disa nga shërbimet janë: Zbardhja e dhëmbëve, faseta porcelani, zirkoni, mbushje dhëmbi me të bardhë.

Dhëmbët jo të shendetshëm u bënë njerëzit të ndjejnë që buzëqeshja e tyre i zhvlerëson dhe shpesh kjo ndjenjë u jep siklet dhe ankth.

Pasojat mund të vinë nga pamundësia për shërbime dhe kujdesë dentar në fëmijëri, dhëmbët mund të jenë dëmtuar nga moskujdesja ose nga ndonjë aksident ose thjeshtë janë dëmtuar me kalimin e kohës. Mirëpo tani ofrojmë teknika të avancuara të dentistrisë që na mundësojnë transformimin e dhëmbëve dhe buzëqeshje të bukur çfarëdo që të jetë problemi.

Për dhëmbë të dëmtuar, deformuar – fasetat mund të jenë një zgjidhje për të pasur buzëqeshje të përsosur. Këto të fundit ndërtojnë dhe restaurojnë konturin e dhëmbëve të dëmtuar duke përdorur material shumë të fortë.

Pak njerëz kanë dhëmbë natyral të drejtë, të bardhë, të përsosur dhe ka shumë mënyra për t’i renditur. Kjo përfshinë përdorimin e telave/protezave për dhëmbë të drejtë e të fortë ( kjo është e mundur të arrihet por me një afat më të gjatë trajtimi ). Nëse telat nuk janë një mundësi atëherë kurorat e porcelanit apo zirkonit mund të përdoren për t’i dhënë formë dhëmbëve, për t’i ndryshuar pamjen e dukshme në formë ose në ngjyrë mund të përdoren fasetat e porcelanit. Këto mënyra kërkojnë më pak kohë për tu vënë në punë dhe japin një rezultat të mirë afatshkurtër.

Faseta Porcelani

Fasetat janë një formë e kozmetikës ku një guaskë apo shtresë me ngjyrë dhëmbi vendoset mbi sipërfaqen e dhëmbit tuaj për të rregulluar krisjen, mungesën, hapësirën ose pozicionimin e dhëmbit.
Edhe pse futen në kategorinë e kozmetikës dentare, kjo pasi krijojnë dhëmbë të shëndritshëm të bardhë të renditur mirë. Fasetat ndihmojnë sipërfaqen e dëmtuar të dhëmbit dhe mund të eleminojnë nevojën për trajtime të mëtutjeshme. Përfitime të tjera nga përdorimi i fasetave përfshijnë forcmin dhe përmirësimin e buzëqeshjes pa hequr shumë pjesë dhëmbi, si p.sh në rastet e kurorave.

Zbardhje Dhëmbësh

Në gjithë botën kozmetika dentarë sidomos zbardhja e dhëmbëve mbretëron dhe është gjithmonë në rritje. E vlerësuar si nga meshkujt edhe nga femrat njësoj trajtimet për zbardhje janë të mundëshme për të kënaqur çdo person pavarësisht nga buxheti, koha dhe kërkesa.
Qoftë në formë seancash të shkurtra apo trajtim të zgjatur zbardhja e dhëmbëvë në Klinikën Gjermane të dhëmbit funksionon shumë mirë. Fizikisht, çdo person i cili aplikon trajtime zbardhimi sheh menjëherë rezultate qoftë të moderuara apo rrënjësore në përmirësimin e bardhësisë.
Në mënyrë që të kemi gjithnjë dhëmbë të bardhë e të shëndritshëm kërkohet mirëmbajtje, kujdes dhe herë pas here trajtim në klinikë.

Mbushje e bardhë

Shumica e njerëzve kanë mbushje të vjetra ngjyrë gri në gojën e tyre. Sot mbushja mund të jetë me ngjyrë dhëmbi të bardhë dhe natyrale. Kjo bënë që kur të qeshni dhe të hapni gojën të mos dallohen mbushjet në gojën tuaj.
Mbushjet e bardha janë konsideruar më të dobëta për shumë vite. Sot ato janë po aq të forta me materialet e reja me lëndë të përmirësuara.
Veçanërisht pas zbardhjes mbushja me ngjyrë mund të dallohet më shumë duke bërë kontrast ndaj mbushja me përmbajtje të bardhë shihet si një mundësi e mirë.

Vizitoni Klinikën Gjermane dhe ktheni bukurin e buzëqeshjes suaj. Duke pasur një të qeshur të bukur ju do të qeshni më shumë dhe do të ndiheni më sigurtë me të, prandaj na telefoni në 038 51 88 44 për të caktuar një termin, kontrolla dhe konsulta janë pa pagesë.