Karriera

Karriera
Misioni i Klinikës Gjermane të Dhëmbit është të ndihmojë stomatologët të lidhen dhe krijojnë ekipe që shquhen për punën e tyre. Një e ardhme e re fillon sot për ju. Ne jemi vazhdimisht duke kërkuar individë të kualifikuar me të cilët duam të ndajmë misionin dhe vlerat tona. Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi të aplikoni përmes faqes në pozitat e shënuara më poshtë.

Dentist/e me përvojë pune

Klinika Gjermane e Dhëmbit në Prishtinë është duke kërkuar një dentist të përgjithshëm për të ju bashkuar ekipit të tyre.

Klinika Gjermane e Dhëmbit synon të gjejë dentistë për të përmbushur të gjitha nevojat dentare të pacientëve të saj në mënyrë unike duke sjellë së bashku disa prej dentistëve dhe specialistëve dentarë më të mirë të vendit  në një çati. Qëllimi ynë është që të jemi qendër e vlefshme e burimeve për pacientët tonë dhe për të identifikuar praktikat më të afërta dentare që sjellin nevojat e tyre specifike të dhëmbëve.

Përshkrimi i punës:

Si dentist i Klinikës Gjermane të Dhëmbit ju nuk bëni vetëm një deklaratë që jeni angazhuar për të siguruar cilësinë e kujdesit dentar por jeni duke u bërë pjesë e një rrjeti bashkëpunues të profesionistëve të dhëmbëve. Misioni ynë është t’i ndihmojmë popullit tonë të ketë gojë dhe dhëmbë të shëndetshëm. Për vendin tonë mungesa e qasjes dentare me çmime të përballueshme dhe kualitet të lartë është problem i vërtetë dhe duke ju bashkuar klinikës tonë, ju do të jeni pjesë e zgjidhjes.

Si dentist i Klinikës Gjermane ju mund të prisni çdo ditë pacientë të ri që janë të gatshëm për të kthyer bukurinë e buzëqeshjes së tyre.

Ju do të keni autonomi në klinikë dhe të jeni në gjendje të përqëndroheni në sigurimin e cilësisë dhe kujdesit ndaj pacientit. Ju gjithashtu do të keni mbështetjen e stafit të kualifikuar të klinikës ndërsa për aspektet operacionale dhe administrative do të kujdeset menaxhmenti i klinikës.

Ju do të gëzoni qasje të lirë në arsim dhe trajnim të vazhdueshëm.

Përgjegjësitë e punës:

 

  • Udhëzimi i pacientit në praktikat e duhura të higjienës dhe procedurat dentare përkatëse për trajtimet e ofruara.
  • Planifikimi, trajtimi dhe vlerësimi i mundësive për të diskutuar me pacientin.
  • Kryerja e trajtimeve të dakorduara klinike.
  • Mbajtja e të dhënave mjekësore të pacientëve, kujdesi, ofrimi i këshillave dhe kontaktet me pacientin.
  • Ruajtja e pacientit, procedurat e përcjelljes.
  • Përgjigjja ndaj pyetjeve nga klientët dhe stafi për shëndetin e dhëmbëve dhe në trajtimet e ofruara.
  • Edukimi vjetor i infermiereve të stafit.
  • Përkrahja e zhvillimeve të reja në stomatologji përmes zhvillimit profesional të vazhdueshëm.

 

Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara:

 

  • I diplomuar nga një shkollë e akredituar dentare si Doktor i Mjekësisë Dentare (DDM).
  • Liçensë aktuale.
  • Ekspertiza të demonstruara në praktikat përkatëse dentare.
  • Aftësi në përdorimin e kompjuterit, softuerëve dhe mjeteve në klinikë.
  • Komunikim të shkëlqyeshëm dhe aftësi ndërpersonale.
  • Aftësia për të trajtuar detyra të shumta.
  • Aftësi për të punuar mirë me të tjerët dhe të qenë i pavarur në një mjedis dinamik.

Aplikoni tani duke dërguar CV dhe dokumentet tjera përcjellëse për shqyrtim të mëtejshëm në info@klinika-gjermane.de