Implantologjia

Implant i gjith dhembeve Implant ure Implant i nje dhembi

IMPLANTOLOGJIA

Në qoftë se keni humbur ose ju mungon ndonjë dhëmb mund ta merrni në konsideratë implantin dental nga Klinika Gjermane e Dhëmbit. Ndodhë që kurorat, urat konvencionale apo protezat mos të jenë opcion i dëshirueshëm për zëvendësimin e dhëmbëve të humbur. Për disa njerëz, implantet dentale ofrojnë buzëqeshje e cila ndjehet dhe duket shumë natyrale. Komponenti kockor i implantit e zëvendëson rrënjën e dhëmbit. Vendoset në mënyrë kirurgjike nën sipërfaqen e gingivës, në disa seanca trajtimore, ku pas një periudhe kohore implanti bashkohet me kockën dhe shërben si bazament për zëvendësimin e një dhëmbi, pjesë e urës ose stabilizues i protezave. Kandidatët për implante dentale duhet të kenë gingivë të shëndoshë dhe kockë adekuate për ta mbajtur implantin. Vlerësimi i detajuar klinik do të na ndihmojë që të vendosim a jeni ju kandidat i përshtatshëm për vendosje të implanteve.

Që të jeni kandidat i përshtatshëm për implante, duhet të plotësohen kriteret e më poshtme:  

 

  • Gjendje e mirë e përgjithshme shëndetësore
  • Sasi optimale e kockës në vendin e planifikuar për vendosje të implantit
  • Higjienë e mirë orale për ti redukuar komplikimet

Gjendjet e më poshtme mund të kenë ndikim negativ në suksesin e implanteve, siç janë:

 

  • Diabeti
  • Çrregullimet kockore
  • Pirja e duhanit
  • Përdorimi i alkoolit

Rreziqe shumë të vogla janë të ndërlidhura me implantet. Në shumicën e rasteve komplikimet janë të rralla ose të korrigjueshme. Është e rëndësishme të kuptoni se vendosja e implanteve bëhet në mënyrë kirurgjikale, dhe me çdo procedurë të ndërhyrjes kirurgjike egzistojnë rreziqe nga infeksioni, dëmtimi i nervave, ose përforcimi i sinusit maksillar. Për këtë arsye, jo të gjithë pacientët janë kandidatë të përshtatshëm për vendosjen e implanteve.   Në qoftë se dhëmbi që ju mungon është rezultat i parodontopatisë, dhëmbëve kariotik ose të lënduar Klinika Gjermane e Dhëmbit mund të ju ndihmojë ta riktheni buzëqeshjen me një implant të bukur dhe të përkryer i cili duket dhe funksionon si të ishte dhëmb i vërtetë.   Shumëfish më i fortë se urat apo protezat, implanti dental ofron zgjidhje të vetme dhe të përhershme për dhëmbët e humbur. Implanti është i integruar në nofullën tuaj me një vidë të vogël titaniumi dhe pas disa muajsh ai në mënyrë natyrale bashkohet me kockën tuaj si rrjedhojë e biokompatibilitetit të lartë të titaniumit. Kjo procedurë është relativisht e thjeshtë dhe në shumicën e rasteve efektive, andaj nuk ka nevojë që ti shmangeni rikthimit të buzëqeshjes tuaj! Sikurse me të gjitha shërbimet tona, ju do të trajtoheni me kujdes të posaçëm dhe profesonializëm që karakterizon. Ne do të sigurohemi që ju të ndiheni sa më mirë dhe të jeni të informuar për procedurat e vendosjes së implanteve dhe gjithnjë do të jemi të gatshëm që të ju përgjigjemi pyetjeve apo shqetësimeve tuaja. Mos prisni që ta riktheni buzëqeshjen tuaj. Thirrni sot në Klinikën Gjermane të Dhëmbit dhe caktoni një termin!