Fuqia e Transformimit të Dentistrisë

10/10/2015

fuqia e transformimit të dentistrisë

Ne besojmë që pacientët duhet të kenë një marrdhënie të shëndoshë me dentistin e tyre. Kjo është mënyra më e mirë për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin që u nevojitet, dhe për dentistët të stimulohen në mënyrë që të ofrojnë kujdesin parandalues esencial për të përmirësuar shëndetin oral të pacientëve të tyre për kohë më të gjatë.

Ndryshimet e nevojshme dhe filozofia e punës

Që nga themelimi, Klinika Gjermane e Dhëmbit kishte një vision për shërbimet dentare që dëshironin ti ofronin për pacientët dhe dentistët profesional. Diçka që pacientët mund të kenë besim në të, dhe e cila I fuqizon dentistët të ofrojnë përmirësim në shëndetin oral të pacientëve dhe kujdesit të pacientëve, gjë për të cilën edhe punojnë në këtë fushë. Transformimi I dentristisë është më se I nevojshëm pasiqë kjo i bënë të lirë dentistët të ofrojnë kujdes parandalues shumë më të mirë, përmirësim në shëndetin oral dhe zvogëlim të kostove afat-gjatë.

Stimulim i kujdesit parandalues

Parandalimi është gjithmonë më I mirë se sa shërimi, në të gjitha fushat e kujdesit të shëndetit. Aktiviteti parandalues I shëndetit oral, siç është trajtimi I higjienës orale nga dentisti, apo këshillimi dhe edukimi mbi shëndetin oral, nuk është gjithmonë shumë më I lirë se trajtimet rikuperuese siç janë kurorat apo urat, mirëpo ndihmon në parandalimin e trajtimeve të tilla serioze. Klinika ka krijuar kushtet e posaçme për trajtimin e të gjitha problemeve të pacientëve të saj. Që nga këshillimet për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme periodontale deri tek trajtimet më të ndërlikuara. Kjo për arsye se pacientët janë shumë me rëndësi, kështu edhe trajtimi dhe shërimi I problemeve që ata i hasin gjatë jetës së tyre. Lehtësim I procedurave, informim I drejtë dhe I saktë dhe trajtim adekuat është gjithçka çfarë pacientët kanë nevojë dhe është fuqia e transformimit të dentistrisë.

Dentistë të besueshëm dhe mbështetës

Largimi I barrierave dhe vendosja e praktikave të reja në shërbimet dentare është një nga prioritetet e Klinikës Gjermane. Pacienti duhet të ndihet I lirë të bisedojë dhe të shtrojë pyetje të cilat e shqetsojnë rreth shëndetit të tij oral. Dentisti duhet të jetë çdo herë I gatshëm të ofrojë informatat dhe kujdesin e nevojshëm që kërkon pacienti. Ekipi I dentistëve profesional që punojnë në Klinikën Gjermane ka bërë që këto barriera të hiqen dhe që pacientët të mos e kenë frikë dentistin dhe ta shohin atë si personazhin e keq të filmit. Që nga mosha e fëmijërisë, disa njerëz janë të prirur të krijojnë frikën si pasojë e ndonjë përjetimi të keq tek dentist. Disa prej tyre, kjo frikë I përcjellë edhe në moshën e mëvonshme gjë që e pamundëson kërkimin e shërimit apo parandalimit për problemet dentare që pacienti mund të ketë. Trajtimi me kujdes dhe qasja e lehtë dhe e afërt, besueshmëria dhe mbështetja që dentistët e Klinikës Gjermane u ofrojnë pacientëve të tyre, është fuqia e transformimit të dentistrisë.

Kur pacientët kërkojnë një buzëqeshje të re, Klinika Gjermane e Dhëmbit me kënaqësi u’a ofron atë duke u kujdesur për shëndetin dhe bardhësinë e dhëmbëve të tyre.