Frymëmarrja e keqe

20/11/2015

frymemarrja-e-keqe2

 

Era e keqe

Je afruar t’i pëshpëritësh një shokut diçka në vesh dhe mund ta kuptosh nga paraqitja e fytyrës së tij se diçka nuk është në rregull. A mund të jetë frymëmarrja jote? Mbase nuk do duhej të vendosnit më shumë hudhra në hamburgerin tënd gjatë drekës. Çfarë ka të bëjë një fëmijë me erën e keqe?

Lajmi i mirë është që, frymëmarrja e keqe mund t’i ndodhë çdokujt të paktën një herë në jetë. Le t’a mësojmë si mund ta zbulojmë, parandalojmë dhe trajtojmë atë.

Çfarë është ajo erë?

Frymëmarrja e keqe është zakonisht emri për gjendjen mjeksore të njohur si halitosis (thuhet: hal-i-to-sis). Shumë gjëra të ndryshme mund ta shkaktojnë halitosisin – nga mos pastrimi i dhëmbëve në mënyrë të rregulltë deri te gjendje të ndryshme mjeksore. Nganjëhërë frymëmarrja e keqe e dikuj mund të ju shtyjë larg – dhe ai apo ajo mund të mos e kuptojnë që ekziston ky problem. Ekzistojnë taktika (të mira) që mund t’i shfrytëzoni pa pasur nevojë të flisni shumë, për t’i treguar dikuj që ka frymëmarrje të keqe. Mund të ofroni menta apo çamçakëza pa sheqer për ta.

Nëse duhet t’i thoni një shoku/shoqe që ai apo ajo ka një erë të keqe, mund t’i thoni që e kuptoni që ushqimet mund të shkaktojnë erën e keqe sepse e kishe përjetuar edhe ti më parë. Duke i treguar dikuj që era e keqe nuk është diçka e pazakonshme, do t’a bëni të ndihet më rehat dhe më pak në siklet për t’a pranuar çamçakëzin tënd.

Nëse dyshon se mbase frymëmarrja jote mbanë erë të keqe, pyete dikë që do të të japë një përgjigje të sinqertë pa u tallur me ty. (Vetëm mos e pyesni motrën apo vëllaun tuaj – ata mund të ju thonë që frymëmarrja jote kundërmon edhe kur nuk është ashtu!)

Sidoqoftë, çdokush ndonjëherë mbanë erë të keqe në frymëmarrje, dhe nëse keni shumë erë të keqe në frymëmarrjen tuaj, atëherë ju duhet të vizitoni dentistin apo doktorin tuaj.

Çka e shkakton frymëmarrjen e keqe?

Këtu janë disa nga shkaktarët e zakonshëm të erës së keqe:

  1. Ushqimet dhe pijet, siç është hudhra, qepa, djathi, lëngu i portokallit dhe lëngjet e gazuara
  2. Higjiena e dobët orale, që nënkupton mos pastrimi i dhëmbëve me brushë dhe pe rregullisht
  3. Pirja e cigares dhe përdorimi i produkteve të tjera të duhanit

Higjiena e dobët orale çon në frymëmarrje të keqe pasiqë, kur mbetje të ushqimit mbesin në gojën tuaj, ata mund të prishen dhe fillojnë të mbajnë erë. Mbetjet e ushqimit fillojnë të grumbullojnë bakterie, të cilat mund të mbajnë erë gjithashtu.

Nëse nuk i pastroni dhëmbët tuaj me brushë rregullisht, kjo do krijojë pllakëza bakteriale të cilat formohen në dhëmbët tuaj. Pllakëzat janë vend perfekt për bakteriet ku të jetojnë dhe një arsye më shumë që era mund të jetë e tmerrshme.

Parandalimi i erës së keqe të frymëmarrjes

Pra, çfarë duhet të bëjë një fëmijë? Të mos pijë cigare dhe përdorë produkte të duhanit, patjetër. Kujdesuni për gojën tuaj duke i pastruar dhëmbët me brushë të paktën dy herë në ditë dhe me pe një herë në ditë. Pastroni edhe gjuhën tuaj me brushë gjithashtu, sepse bakteria mund të rritet edhe aty. Pastrimi me pe një herë në ditë, ndihmon në largimin e mbetjeve të ushqimit në mes dhëmbëve. Gjithashtu, vizitoni dentistin dy herë në vit për pastrime dhe kontrolla të rregullta.

Jo vetëm që do të merrni një pastrim të mirë por gjithshtu dentisti do të shikojë në gojën tuaj për ndonjë problem potencial, duke përfshirë edhe ato probleme që mund të ndikojnë në frymëmarrje dhe erë. Për shembull, sëmundja e mishit të dhëmbëve, apo e njohur si sëmundja periodontale, që mund të shkaktojë erë të keqe në frymëmarrje dhe të dëmtojë dhëmbët tuaj.

Nëse jeni i shqetësuar për erën e keqe, tregoni doktorit apo dentistit tuaj. Por mos u befasoni nëse dentisti largohet dhe merr një qelbje të madhe. Era është një mënyrë për doktorët t’a kuptojnë ku qëndron problem. Varësisht nga era që lëshon frymëmarrja juaj, mund të jetë një dyshim se çfarë nuk është në rregull. Për shembull, nëse dikush ka diabet të pakontrolluar, frymëmarrja e tij apo e saj mund të kundërmojë si aceton.

Nëse keni frymëmarrje të keqe dhe arsyeja nuk mund të përcaktohet nga dentisti juaj, ai apo ajo mund të ju referojë të shkoni tek një doktor që të siguroheni se asgjë që ka të bëjë me shëndetin tuaj oral është duke e shkaktuar atë. Nganjëherë problemet me sinusët, dhe rrallë herë problemet me mëlçi ose veshkë mund të shkaktojnë erën e keqe.

Zakonisht, ekziston një arsye më pak e komplikueshme për frymëmarrjen e keqe – për shembull, çfarë keni ngrënë për drekë. Kështuqë vazhdoni t’i pastroni dhëmbët me bushë dhe me pe, kështuqë të merrni frymë më lehtë dhe të jeni të liruar nga erërat e kqia.