Dhëmbët e pjekurisë

13/10/2015

 

dhëmbët e pjekurisë

Dhëmbët e pjekurisë – Seti i fundit i dhëmballave

Dhëmbët e pjekurisë janë njejtë sikur dhëmbët e tjerë, përveç që ata janë të fundit që rriten në gojën tuaj. Ata shfaqen diku në mes të fundit të adoleshencës dhe në mes të-njëzetave. Nuk janë quajtur dhëmbë të pjekurisë për arsye se ju bëjnë juve më të pjekur, por sepse ata vijnë zakonisht në një kohë kur një person ka arritur niveli e pjekurisë që do të duhej të ndikonte në rritjen e nivelit të mençurisë. Sipas disa studimeve të fundit, shpjegohet se truri mbase do të mund të arrinte pjekurinë e plotë rreth kohës kur dhëmbët e pjekurisë fillojnë të dalin.

Pse duhet të dini për dhëmbët e pjekurisë?

Ata shpesh keqkuptohen. Varësisht se sa shpesh janë të keqkuptuar ata mund të dëmtojnë dhëmbët tjerë afër tyre, nervat, madje edhe nofullën. Dhëmbët e pjekurisë mund të jenë të ndikuar gjithashtu. Kjo I referohet atij rasti kur ata gjenden ende nën mishin e dhëmbëve apo pjesërisht e dëmtojnë sipërfaqen e mishit. Dhëmbët e pjekurisë që janë pjesërisht të dukshëm shkaktojnë dy probleme të mundshme. Hapjet në mishra mund t’a bëjnë më të lehtë depërtimin e bakterieve brenda kështu duke shkaktuar infeksion. Ata mund të jetë e vështirë ti arrini edhe gjatë pastrimit të dhëmbëve, gjë që i bën ata lehtë të ekspozuar ngaj prishjeve dhe infeksioneve.

Këshillimi me dentistin do të ju ndihmojë që të gjeni opsionet e e mundshme për tejkalimin e problemit. Është e pazakontë për dentistin të heqë dhëmbët e pjekurisë para se ata të paraqesin ndonjë problem për ju. Procesi I trajtimit dhe shërimit është shumë më I lehtë tek pacientët e rinjë sesa tek më të vjetrit. Dentisti mbase do të zgjedhë që kohë pas kohe të bëjë ekzaminimin me rreze X në dhëmbët tuaj të pjekurisë dhe thjeshtë të mbajë nën vëzhgim zhvillimin e tyre. Në disa raste, ai mund të ju rekomandojë të shkoni tek kirurgu oral për kontrollë të mëtutjeshme.

Ekzistojnë dy raste nëse dhëmbët e pjekurisë duhet të hiqen:

  • Nëse dhëmbi I pjekurisë është komplet I ekspzuar, mund të hiqet në mënyrë të njejtë sikur hiqet çdo dhëmb tjetër.
  • Nëse dhëmbi i pjekurisë është nën mish (komplet apo pjesërisht), një prerje apo operim I vogël është I nevojshëm. Kjo zakonisht bëhet nga kirurgu oral. Ai mbase do ta bëjë heqjen e dhëmbit në pjesë të vogla sesa të gjithin përnjëherë, në mënyrë që të zvogëlojë heqjen e kockës.

 

Heqja e dhëmbëve të pjekurisë kalon në disa hapa:

  • Hapsira ku gjendet dhëmbi do të marrë një anestezion lokal.
  • Varësisht nga preferencat tuaja dhe kompleksitetit të heqjes së dhëmbit, dentisti juaj mbase do të ju japë dhe ca sedativë, në mënyrë që të ju ndihmojë të ndjeheni të relaksuar. Ekzistojnë nivele dhe metoda të ndryshme të sedativëve varësisht nga niveli I nervozës tuaj. Nëse gjendja juaj kërkon nivel më të vogël atëherë nuk do të keni problem të shkoni vetëm në shtëpi, në të kundërtën nëse gjendja juaj kërkon nivel më të lartë sedativësh atëherë bëni mirë që të keni dikë që ju shoqëron deri në shtëpi.

 

Në Klinikën Gjermane të Dhëmbit kryhen të gjitha heqjet e dhëmbëve përfshirë edhe dhëmbët e pjekurisë. Heqja operative e dhëmbëve zakonisht bëhet në kushtet normale të klinikës, mirëpo për raste më të ndërlikuara I kryen kirurgu oral që është I specializuar për këtë fushë.

Nëse keni probleme me dhëmbët e pjekurisë apo thjeshtë keni nevojë për një dentist profesional që të ju këshillojë se çfarë të bëni, drejtohuni në klinikën tonë. Opsione të ndryshme trajtuese dhe shëruese ofrohen për të gjithë pacientët nga dentistë profesionistë.