Çfarë janë protezat?

20/11/2015

 

protezat2png

Protezat janë zëvendësim për dhëmbët e humbur që mund të vendosen dhe të hiqen nga goja juaj. Edhe pse protezat marrin pak kohë derisa të mësoheni t’i bartni ato, dhe asnjëherë nuk do të ndjehen si dhëmbët tuaj natyral, protezat në kohën e sotme duken shumë natyrale dhe më të rehatshme se kurrë.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të protezave: të plota dhe të pjesshme. Dentisti juaj do të j’u ndihmojë të zgjedhni llojin e protezave që është më e mira për ju, bazuar në atë nëse disa apo të gjithë dhëmbët tuaj do të zëvendësohen si dhe çmimin që përfshinë.

Si punojnë protezat?

Me proteza të plota, një bazë mishi e bërë me akrilik vendoset rreth mishit tuaj. Baza e pjesës së epërme të protezave mbulon kulmin e gojës tuaj, ndërsa ajo e protezave të ulta është e gdhendur si një këpucë kali për të akomoduar gjuhën tuaj. Protezat janë të bëra në një laborator dental nga mostrat e marra në gojën tuaj. Dentisti juaj do të përcaktojë cila nga tri llojet e protezave të përshkruara më poshtë do të jetë më e mira për ju.

Protezat e plota konvencionale

Një protezë e plotë konvencionale vendoset në gojën tuaj pasiqë çdo dhëmb i mbetur është larguar dhe indet janë shëruar. Shërimi mund të marrë disa muaj, kohë në të cilën ju jeni pa dhëmbë.

Proteza të plota të menjëhershme

Një protezë e plotë e menjëhershmë vendoset menjëherë pasi që dhëmbët e mbetur janë larguar. (Dentisti juaj merr masat dhe bënë modelet e nofullës tuaj gjatë një vizite paraprake) Përderisa protezat e menjëhershme kanë dobi pasqë nuk mbeteni për asnjë moment pa dhëmbë, ato mund të ndërrojnë vendin disa muaj pasi që të vendosen. Arsyeja është se kocka që e mbështetë dhëmbin ndryshon formën përderisa shërohet, duke shkaktuar lirimin e protezës.

Proteza të pjesshme

Një protezë e pjesshme qëndron në një kornizë metali që ngjitet në dhëmbët tuaj natyral. Disa herë kurorat janë të vendosura në disa nga dhëmbët tuaj natyral dhe shërben si spirale për proteza. Protezat e pjesshme ofrojnë një alternative lëvizëse për urat.

Sa zgjatë derisa të mësohem me protezat e mia?

Protezat e reja mund të bëjnë të ndjeheni çuditshëm apo jo rehat në javët apo muajt e parë. Të flasësh dhe të hani ushqim me proteza kërkon pak praktikë. Një ndjenjë e rëndë apo e lirshme nuk është e pazakontë, përderisa muskujt e faqeve tuaja dhe gjuha mund të mësojnë t’i mbajnë protezat tuaja në vend. Rrjedha e tepërt e pështymës, ndjenja që gjuha nuk ka hapësirë të mjaftueshme, një irritim i vogël apo hidhërimi gjithashtu nuk janë të pazakontë. Nëse përjetoni irritim, vizitoni dentistin tuaj.

Sa zgjasin protezat?

Pas një periudhe kohore, protezat tuaja kanë nevojë të rivendosen, ribëhen apo ribazohen në formën normale. Ribazimi nënkupton të bërit e një baze të re duke e mbajtur protezën ekzistuese në dhëmbë. Gjithashtu, sikurse mosha, goja juaj ndërron natyrshëm gjithashtu. Këto ndryshime shkaktojnë lirimin e protezave, e bëjnë përtypjen të vështirë dhe irriton mishrat. Minimum, ju duhet të vizitoni dentistin çdo vit për kontrolla.

Këtu janë disa këshilla që të kujdeseni për protezat tuaja:

  • Kur mbani protezat, qëndroni pranë një peshqiri të palosur apo një lavamani me ujë. Protezat janë delikate dhe mund të thehen nëse j’u bien.
  • Mos i leni protezat tuaja të thahen. Vendosni në një pastrues të protezave apo ujë të thjeshtë kur nuk i mbani. Kurrë mos përdorni ujë të ngrohtë, që mund t’i deformojë.
  • Pastrimi i protezave me brushë çdo ditë largon depozitat e ushqimit dhe bakterieve, dhe ndihmon në parandalimin e njollosjes së tyre. Një pastrues ultrasonik mund të përdoret që të kujdeseni për protezat tuaja, por nuk mund ta zëvendësojë një pastrim ditor me brushë.
  • Pastroni mishrat, gjuhën dhe kulmin e gojës tuaj me brushë çdo mëngjes, me një brushë të butë para se ti vendosni protezat. Kjo e stimulon qarkullimin në inde dhe ndihmon në largimin e bakterieve.
  • Vizitoni dentistin tuaj nëse protezat tuaja thehen, priten, plasariten apo bëhen të lirshme. Mos u tundoni t’i rregulloni vetë – kjo mund t’i dëmtojë ato përtej riparimit.
Posted in Dhëmbët by KlinikaG | Tags: