Çfarë efekti ka Coca Cola te dhëmbët?

15/01/2016

Çfarë efekti ka Coca Cola te dhëmbët?

Të gjithë e dimë se Coca Cola është e rrezikshme për shëndetin tonë, por prap se prap vazhdojmë të konsumojmë nga dy apo më shumë kanaçe në ditë.
A e dini sa lugë sheqer përmban Coca Cola në kanaçe? Apo çfarë dëmi mund të ju shkaktojë në shëndetin tuaj? Çfarë mund të ju ndodh dhëmbëve tuaj?
Këtu kemi disa të dhëna që do të ju lënë të habitur:

 

Sheqeri

Një Coca Cola përmban sheqer më shumë se 9 lugë të çajit. Bakteriet të cilat jetojnë në gojën tonë hajnë sheqer, dhe si rezultat prodhojnë acid. Ky acid pastaj fillon të zgjerohet në të gjitha pjesët ku gjendet kolona e bakterieve, duke ju lejuar që bakteriet të lëvizin në zonat e gërryera dhe përfundimisht çon deri te dëmtimi i dhëmbëve. Koha që kalon derisa përfundoni pirjen e lëngut mund të rritë dhe të zvogëlon dëmtimin e dhëmbëve. I duhet vetëm 20 sekonda që bakteria të prodhojë acid por efekti i saj mund të zgjatë 30 minuta.

Acidi

Erozioni dentar është një lloj i prishjes së dhëmbëve që rezulton më nga kontakti i lëngut acidik me dhëmbët tuaj. Pijet e freskta sikur Coca Cola dhe Coca Cola Dietike përmbajnë acidin fosforik, acid i cili përdoret në pastruesit industrial. Erozioni nga acidi fosforik i bën efekt të tërë dhëmbit, ndryshe nga erozioni i lokalizuar që të çon drejt dëmtimit të dhëmbëve. Bashkë me acidin e formuar nga bakteriet, Coca Cola bënë kërcënim të dyfishtë te smalti i dhëmbëve. Simptomat e eriozionit dentar mund të përfshijnë: ndjeshmëri, dhimbje, transparencë, plasaritje etj.

 

Ngjyra

Ngjyra “Carmel” është përdorur për të i dhënë ngjyrën e kaftë të mbylltë Coca Colës, por zakonisht nuk vendoset për t’i dhënë shije pijes. Ngjyrosja me “Carmel” kontribon në zverdhjen e dhëmbëve tuaj dhe me dobësimin e smaltit të dhëmbëve e bën më të lehtë që dhëmbët tuaj të njollosen. Dhëmbët e verdhë janë të shëmtuar por nuk kanë ndonjë efekt në shëndetin tuaj.

Masa paraprake

Prishja e dhëmbëve mund të parandalohet duke limituar konsumimin e Coca Colës dhe pijëve të tjera të freskta. Këshilla jonë është pijet e feskta t’i pini me shkopinjë për të zvogëluar kontaktin me dhëmbët tuaj. Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet menjëherë pas konsumimit për të ndaluar njollimin dhe për të neutralizuar acidet.

 

Posted in Dhëmbët by admin | Tags: , ,