Procesi i zbardhjes së dhëmbëve

19/02/2016

zbardhja e dhembeve (2)

Qoftë në formë seancash të shkurtra apo trajtim të zgjatur zbardhja e dhëmbëvë në klinikën tonë dentare funksionon shumë mirë. Fizikisht çdo person i cili aplikon për trajtime zbardhimi sheh rezultate qoftë të moderuara a rrënjësore në përmirësimin e bardhësisë dhe dhëmbë më të shëndritshëm.

Si rrjedh procesi i zbardhjes së dhëmbëve?

Hapi i parë është që të siguroheni që pritjet të jenë realiste.

11/02/2016

Rëndësia e vizitës së rregulltë te Dentisti? Sigurisht shpesh keni menduar pse dentistët ju rekomandojnë t’i vizitoni çdo gjashtë muaj? Kjo rekomandohet për shkak se vizitat e rregullta dentare janë thelbësore për të pasur dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm. Dhe në mes të këtyre ekzaminimeve, është e rëndësishme që edhe ju të kujdeseni për të mirëmbajtur higjienën dentare. Nëse keni nevojë për ndihmë shtesë, dentisti mund të ju sugjerojë vizita më të shpeshta.

Posted in Dentisti by admin | Tags: , , ,
08/02/2016

  Kozmetika Dentare në Klinikën Gjermane të Dhëmbit. Buzëqeshja e bukur ju bënë të ndiheni mirë në shoqëri dhe ju jep një pamje të bukur. Studimet tregojnë se buzëqeshja është një tipar fizik nga e cila shumica e njerëzve fitojnë përshtypjet e para. Klinika Gjermane ofron shërbime të ndryshme që mundëson të keni një buzëqeshje që mbetet në mendjen e secilit. Disa nga shërbimet janë: Zbardhja e dhëmbëve, faseta porcelani, zirkoni, mbushje dhëmbi me të bardhë.

01/02/2016

  DhëmbëveJu keni caktuar një termin te dentisti, por  momenti nuk vije aq shpejt sa keni nevojë. Ndërkohë, çfarë mund të ju ndihmojë është shpëlarja e gojës me ujë të ngrohtë, pastrimi i dhëmbëve me pe për t’a hequr ushqimin qe ka mbetur në mes të dhëmbëve ose marrja e ndonjë tablete për të lehtësuar dhimbjen. Nëse vëreni ënjtje ose qelb përreth dhëmbit ose keni ethe, janë shenja që keni probleme më serioze.  Prandaj takoni dentistin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndoshta keni nevojë për antibiotikët apo keni ndonjë kanal të hapur në rrënjë ku duhet të intervenohet.

25/01/2016

zbardhja e dhembevePasiqë zbardhjes se dhëmbëve, këtu janë disa hapa se si të kujdeseni për të mbajtur buzëqeshjen tuaj të bardhë. Rri larg nga ushqimet dhe pijet që të njollosin dhëmbët – kafja, qaji, vera, ëmbëlsirat e forta, boronica dhe sosi i domateve janë ushqime të cilat kanë mundësi të humbin ngjyrën e dhëmbëve të tuaj. Përdor shkopinjë – kur jeni duke pirë, përdor shkopinjë që mos të shkaktojnë njollosje dhe largimin e zbardhjes. Ndalo duhanin – pirja e duhanit shkakton humbjen e ngjyrës se bardhë në dhëmbë. Me ndërprerjen e duhanit dhëmbët tuaj do të shkëlqejnë. Si të kujdeseni për dhëmbët tuaj të ndjeshem pas terapisë për zbardhjen e dhëmbëve Ndonjëherë pas terapisë për zbardhjen e dhëmbëve, dhëmbët tuaj do të jenë shumë të ndjeshëm. Këtu janë disa këshilla sesi të zvogëloni dhimbjen. Përdor pastë sensitive – pastat sensitive janë të formuluara me disa përbërës të tilla si nitrat kaliumi që të zvogëloj dhimbjen e dhëmbëve të nd

25/01/2016

kujdesi dentar te femijetDhëmbët e fëmijës tuaj janë shumë të rëndësishme. Inkurajimi i higjenës orale nga mosha e herëshme ju ndihmonë fëmijëve tuaj të kenë shëndet të mirë dentar për tër jetën. Është shumë e rëndësishme që ju të kujdeseni për dhëmbët e tyre dhe pastaj t’i informoni për rëndësin e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për vetën. Sipas Dentistëve të Klinikës Gjermane vetëm për shkak se dhëmbët e fëmijës janë të qumështit dhe nuk janë të përhershem nuk do të thotë se nuk janë të rëndësishme. Përkundrazi ju duhet të krijoni zakone të shëndetshme për të shmangur prishjen e dhëmbëve të fëmijëve duke ndjekur këto udhëzime.

Posted in Dentisti, Këshilla by admin | Tags: , ,
28/12/2015

billionphotos-2540302 Çdo vit, gjatë sezonit të festave duam të marrim një moment për të reflektuar. Kemi kënaqësi të madhe të ndajmë pak kohë nga dita jonë e zënë për të ju dërguar një mesazh të përzemërt të gjithë miqëve tanë. Faleminderit pacienteve për besimin, dentisteve, asistentëve dhe gjithë miqëve tanë që e bëjnë suksesin tonë të vazhdueshëm. Nga i gjithë stafi ynë Gëzuar Vitin e Ri 2016, qoftë një vit i mbarë, i tejmbushur me shëndet dhe gëzime për të gjithë ju! Klinika do të jetë e hapur me datën 31 deri në orën 18:00 ndërsa data 1 Janar do të jetë ditë pushimi. Klinika Gjermane e Dhëmbit! Rr. Nazim Gafurri 68a 10000 Prishtinë Telefoni: 038 51 88 44 Email: info@klinika-gjermane.de Web: www.klinika-gjermane.de  

Posted in Dentisti by admin
28/12/2015
toothpastePasta e bërë në shtëpi mund të paraqesë një sërë avantazhesh të ndryshme nga pasta industriale, më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të bërë një pastë të tillë dhe do të ju duhen vetë pakë minuta.
Çfarë ju duhet:
· Sodë të bukës
· Kripë
· Glicerinë
· Esencë vajore e mentës ose kanelle
· Gotë të plastikës

Posted in Dentisti, Dhëmbët, Këshilla by admin
17/12/2015

dentist ne prishtine

Tani çdo njeri është i zënë duke u përgatitur për vitin e ri. Këtu në zyrën tonë të Klinikës Gjermane të Dhëmbit, ne gjithashtu jemi duke i përpunuar listat tona të qëllineve për Vitit  e Ri 2016.

Çfarë është në listat tuaja? Më shumë ushtrime? Më shumë kohë për t’u çlodhur? Një hobi tjeter? Çfarëdo që të jetë, ne duam të ju sygjerojme që ju të shtoni më shumë vizita të rregullta për mirëmbajtjen e higjenës tuaj Dentare. Edhe nëse nuk keni shumë pllakaza apo gurëz kur i pastroni dhe kujdeseni vet për dhëmbët tuaj, ju ende mund të keni një sasi të caktuar të bakterieve mbi dhëmbët tuaj. Dhe këto bakterie duhet kontrollohen me rregullsinë për të parandaluar sëmundjet e mishit të dhembeve dhe problemet e tjera shëndetësore. Tani më shumë se kurrë, shkenca është duke zbuluar lidhje të qarta dhe të drejtpërdrejta në mes të shëndeti