2016 – është koha të merrni seriozisht shëndetin tuaj dentar!

17/12/2015

dentist ne prishtine

Tani çdo njeri është i zënë duke u përgatitur për vitin e ri. Këtu në zyrën tonë të Klinikës Gjermane të Dhëmbit, ne gjithashtu jemi duke i përpunuar listat tona të qëllineve për Vitit  e Ri 2016.

Çfarë është në listat tuaja? Më shumë ushtrime? Më shumë kohë për t’u çlodhur? Një hobi tjeter? Çfarëdo që të jetë, ne duam të ju sygjerojme që ju të shtoni më shumë vizita të rregullta për mirëmbajtjen e higjenës tuaj Dentare. Edhe nëse nuk keni shumë pllakaza apo gurëz kur i pastroni dhe kujdeseni vet për dhëmbët tuaj, ju ende mund të keni një sasi të caktuar të bakterieve mbi dhëmbët tuaj. Dhe këto bakterie duhet kontrollohen me rregullsinë për të parandaluar sëmundjet e mishit të dhembeve dhe problemet e tjera shëndetësore. Tani më shumë se kurrë, shkenca është duke zbuluar lidhje të qarta dhe të drejtpërdrejta në mes të shëndetit oral dhe shëndetin të përgjithshëm të trupit.

Këtu kemi mbledhur disa keshilla se si të bëni shëndetin tuaj dentar pjesë e ndryshimit në Vitit e Ri dhe si qëllim tuaj kryesore të keni një buzqeshje të bukur.

  • Vazhdoni me pastrim dhe kontrolla të rregullta. Sa më shpesh që shohim dhëmbët tuaj, më shumë jemi në ngjarje dhe do ta kemi më lehtë të kapim probleme si: sëmundjet e mishit të dhëmbëvë, kancerin oral, dëmtim të dhëmbëve, gjakderdhje etj. Sa më shumë që ruani dhëmbët aq më shumë do të ruani para!
  • Nëse do të pini shumë verë të kuqe dhe kafe gjatë sezonit të festave, mbani në mend se këto kanë veti të errësojnë dhëmbët. Konsideroni të caktimoni një termin për zbardhje dhe pastrim të dhëmbëve pas pushimit në mënyrë që të ktheheni formën dhe pamjen e duhur.
  • Hani vetëm në kohë te caktuar. Pse? Për rreth 20 minuta pasi ju të pini ose hani diçka, sidomos ushqime me sheqer apo bonbon, goja juaj është nën sulm. Nëse provoni të hani meze të lehtë gjatë gjithë ditës, dhëmbët tuaj do të jenë të ekspozuar për të dëmtuar shumë më gjatë se sa duhet të jenë! Mundohuni të ushqeheni çdo herë në të njëjtën kohë dhe përpiquni të zgjidhni gjëra që nuk janë ngjitëse ose të forta.
  • Mos harroni se sheqeri mund të ketë efekte shkatërruese në dietën tuaj, dhe nuk është i mirë as për shendetin dentar. Në vend të ushqimeve dhe pijeve me sheqer ose sasi të lartë të karbohidrateteve (të cilat gjithashtu shndërrohen në sheqer dhe bakteret të ushqyeshme), provoni ushqimet me shumë proteina, kalcium, fosfor si dhe arra, pulë dhe djathë. Përfshini frutat dhe perimet në diten tuaj përshkak të përmbajtjes se tyre të ujit dhe vetive pastruese të dhëmbëve.
  • Mos u bëni dembel për higjienën ruaj rutinore në shtëpi. Sigurohuni që të lani dhe pastroni dhëmbët me pe dy herë në ditë, ose edhe më shpesh nëse hani me shumë.  Dhe mos harroni se shëndeti juaj oral ndikon në shëndetin e tërë-trupor.

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutem telefononi në nr tonë 038 51 88 44 ose na shkruani në info@klinika-gjermane.de.

Vizitoni Kliniken Gjermane të Dhëmbit. Kontrolla dhe konsullta është pa pagesë. Ne jemi këtu për të ndihmuar miqtë tanë qe te kene shëndet me të mirë dhe buzëqeshje më të bukur në vitin e ri 2016.