10 Këshilla se si të kujdeseni për dhëmbët tuaj

04/02/2016

10 Këshilla se si të kujdeseni për dhëmbët tuaj

Një higjienë të mirë orale dhe vizitat e rregullta te dentisti do të ju ndihmojnë të keni dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve të shëndetshëm.

Këtu kemi disa këshilla se si të kujdeseni për dhëmbët tuaj:

Pastroni dhëmbët dy herë në ditë. Koha më e përshtatshmë për të pastruar dhëmbët është pas ushqimit. Zgjidh një brushë me kokë të vogël që të keni mundësi t’i pastroni dhëmbët edhe mbrapa. Brushat e buta janë më të mira për mishërat e dhëmbëve.

Përdorni pastë me flour. Flouri ndihmon të forcojë smaltin e dhëmbëve dhe të zvogëloj rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

Pastroni mirë. Pastrimi i dhëmbëve me brushë duhet të zgjasë midis dy apo tre minuta.

Pastroni dhëmbët me pe çdo ditë. Bëni pastrimin në mënyrë të butë dhe të ngadaltë.

Limitoni pijet acidike si p.sh. pijet, lëngje të frutave dhe ilaçet. Ushqimet acidike mund të zbutin dhëmbët dhe të dëmtojnë mineralet në smaltin e dhëmbëve, duke shkaktuar vrima. (Cavities apo Karies) Në disa raste dhëmbët mund të “dobsohen” në mishin e dhëmbit.

Limitoni ushqimet me sheqer. Bakteriet në pllakë të dhëmbëve i kthejnë sheqernat në acide.

Mbroni dhëmbët nga lëndimet. Mbani “mbrojtëse”te goja apo ndonjë helmetë kur jeni duke bërë sport.

Mos i shfrytëzoni dhëmbët për gjëra të tjera përveç ngrënies. Nëse i shfrytëzoni dhëmbët për të thyer arra, largimin e kapakut të shisheve apo të hapni ndonjë paketim, ju do të rrezikoni të ngacmoni apo theni dhëmbët.

Vizitoni dentistin tuaj për kontrolla të rregullta. Ju po ashtu duheni të vizitoni dentistin nëse keni ndonjë problem dental si p.sh. dhimbje të dhëmbit apo gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve.

Mbani në mend:
Në mënyrë qe të keni dhëmbë të shëndetshëm dhe një buzëqeshje të bukur, kontrolla e dhëmbëve preferohet të bëhet së paku në çdo 6 muaj.

Posted in Dhëmbët by admin | Tags: , ,